Loading…

Punëtorët e QKUK’së të nervozuar me sindikatën, por kjo e fundit i dërgon në eskurzion

  • 14/04/2019 | 09:28

Punëtorët e QKUK’së të nervozuar me sindikatën, por kjo e fundit i dërgon në eskurzion

Qindra punëtorë të QKUK-së gjatë mëngjesit të djeshëm janë nisur për në Shqipëri, ku do të kalojnë fundjavën, transmeton Gazeta Metro.


Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës ka angazhuar një kompani private me rreth 10 autobusë për t’i çuar anëtarët e saj në një ekskursion në Shqipëri.

Qindra punëtorë të QKUK-së do ta kalojnë vikendin duke shëtitur në qytetet bregdetare të Shqipërisë.

Sindikata organizon këtë udhëtim pothuajse për çdo vit.

Megjithatë kjo sindikatë është përballur me kritika të shumta nga anëtarët e saj, veçanërisht nga infermierët të cilët janë ndarë të paknëaqur me përfaqësimin e saj në negocitatat për përcaktimin e koeficientit në ligjin e ri për pagat.

Për shkak të këtyre pakënaqësive tanimë është formuar edhe një sindikatë e veçantë e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë