Loading…

Punëtorët e KEDS në Mitrovicë mbajnë grevë e protestojnë

  • 01/08/2018 | 12:27

Punëtorët e KEDS në Mitrovicë mbajnë grevë e protestojnë

Punëtorët e KEDS-it sot kanë mbajtur protestë dhe grevë njëorëshe në Mitrovicë pasi thonë se kjo korporatë nuk e ka zbatuar marrëveshjen kolektive dhe kërkesën për rritje të pagave në vlerë prej 150 euro.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, Hysni Gashi, ka bërë të ditur se kjo protestë është mbajtur, dhe ka thënë se shumica e punëtorëve i janë bashkangjitur në këtë protestë.

“Qysh ju kemi lajmëruar edhe dje që do të ketë protestë, apo grevë një orëshe në të gjitha distriktet në shtatë qendra, sipas orarit që kemi dhënë sot. Kemi pasur për të filluar në Mitrovicë, Skenderaj, dhe Vushtrri”, ka thënë Gashi për klankosova.tv.

“[Protesta] ka filluar sot nga ora 08:30, dhe ka përfunduar në ora 09:30”.

“Kësaj proteste i janë përgjigjur shumica dërrmuese e punëtorëve të distriktit të Mitrovicës”.

Gashi më tej e quan irrituese atë që ai e konsideron trajtim ndryshe mes sektorit publik dhe atij privat nga ana e qeverisë dhe Kuvendit.

“Mesazhi është shumë i qartë. Punëtorët kërkojnë që të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme nga menaxhmenti”, ka shtuar ai, ndërsa nga Kuvendi i Kosovës ka kërkuar që ta ketë parasysh rritjen e standardit të këtyre punëtorëve.

“Është irrituese që edhe qeveria, edhe Kuvendi po i trajton punët e sektorit privat ndryshe ndaj atyre publik”.

Gashi ka apeluar që sektori privat dhe publik të trajtohen njëjtë, pasi sipas tij, punëtorët e sektorit privat  janë të diskriminuar.

Nesër pritet që protestat të vazhdojnë në Prishtinë, nga ku Gashi ka njoftuar se do t’iu bashkohen edhe punëtorët e Obiliqit dhe të Fushë Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë