Loading…

Punëtorët e gjykatës i vendosin ultimatum MPB’së për korrigjimin e listave të pagave

  • 21/03/2023 | 10:00

Punëtorët e gjykatës i vendosin ultimatum MPB’së për korrigjimin e listave të pagave

Shoqata Sindikale e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë është shprehur e shqetësuar me pagat e alokuara nga Qeveria e Kosovës, respektivisht nga Ministria e Financave, Punës dhe Tranfereve pas miratimit të Ligjit të Pagave.


Në një njoftim për media Shoqata Sindikatel e Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të korrigjoj listat e pagave të muajit shkurt, që sipas tyre shumë pozita të stafit të administratës së gjykatave kanë pësuar degradim në pozita për koeficienta dhe ulje page.

Ata kanë paralajmëruar se do i ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore duke kërkuar nga institucionet relevante që t’i rishikojnë gradimet dhe koeficientët e përcaktuar, sepse sipas tyre, jo që nuk është arritur paga të dinjitetshme, por ka ulje të pagave në disa pozita.

“Mos zbatimi i vendimit të lartëshënuar nga institucionet relevante dhe injorimi i kërkesave të stafit të administratave të gjykatave dhe prokurorive për një pagë të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës- do na detyroj pa dëshirën tonë ta aktivizojmë grevën e pezulluar me dt.18.03.2022”.

Lidhur me këtë Ministria e Punëve të Brendshme, disa javë më parë kishte paralajmëruar se do të fillojë korrigjimin e listave të pagave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë