Loading…

Punët llugë në shëndetësi, Latifi kritikohet ashpër: Më shumë jashtë Kosove se brenda

  • 23/05/2022 | 22:07

Punët llugë në shëndetësi, Latifi kritikohet ashpër: Më shumë jashtë Kosove se brenda

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, po kritikohet nga njohësit e kësaj fushe dhe opozita se më shumë po qëndron jashtë vendit, dhe nuk po merret me problemet e shumta që shëndetësia e Kosovës përballet çdo ditë, duke shtuar këtu edhe rrezikun nga sëmundja e lijës së majmunëve, pikërisht në këtë kohë Latifi gjendet jashtë vendi, e ku gjatë ditës së djeshme u pa në një takim i çuditshëm me kryeministrin Kurti në SHBA, shkruan Gazeta Metro.


Për ish ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrin Latifi, njëherë duhet ta gjejmë e pastaj të shohim se a do të filloj punën ne shëndetësi.

“Pra, së pari është mirë qa ta gjejmë ministrin e pastaj të shohim nëse i njëjti do të filloj të tentoj të punoj. Në situatën që jemi nuk na ka mbetur tjetër vetëm ta shpallim të humbur ministrin, ndërsa humbjet nga paaftësia qeverisëse po vazhdojnë t’i paguajnë shtrenjtë pacientët dhe punëtorët shëndetësor”, tha Zemaj për Gazetën Metro.

Ai tutje ka ironizuar me Latifin, duke thënë se ministri i ka dy merita të rëndësishme, njëra ndër to takimi me kryeministrin Kurti me SHBA.

“Dy merita bazë i ka ministri i Shëndetësisë; e para që është takuar me Kurtin në Amerikë, duke ndikuar që vizita e kryeministrit të vlerësohet si e suksesshme, kurse e dyta, që për nga rëndësia mund të jetë edhe e para, ka të bëj me faktin se ky ministër e ka shpërfaq me saktësi dhe në kohë reale paaftësinë e Qeverisë Kurti”.

E për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, qeveria aktuale deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë ligjore për shëndetësinë.

“Deri me tani vetëm punë nuk po shohim, asnjë ligj substancial për shëndetësi nuk ka ardh në Kuvend për 1 vit qeverisjes Kurti”, tha ai.

Më tutje deputeti i PDK’së numëron pasojat që po përballet shëndetësia kosovare nga mos puna e institucioneve përgjegjëse.

“Asnjë rritje të pagave dhe as përmirësim të kushteve të punës për profesionistët shëndetësorë, kemi rritje të listave të pritjeve për operim të pacientëve, mungesa të barnave, keqmenaxhim, konflikte të grupeve të interesit brenda LVV-së “luftë” për dominim në shëndetsi,por jo për përmirësim në këtë sector”, tha Haxhiu.

E për deputetin dhe doktorin nga radhët e Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës prania fizike në dikasterin që udhëheq ministry Latifi, është e domosdoshme për rezultate më të mira.

“Mendoj se prania fizike është parakusht për një efikasitet të menaxhimit”, u shpreh ai për Gazetën Metro.

Duhet theksuar se ministri Latifi, ka pasur vizita të shumta jashtë vendi por që nuk kanë dhënë deri me tani ndonjë fryt.

Së fundi Latifi ka vizituar ka vizituar Federatën Pan-Shqiptare “VATRA”, Shoqatën humanitare “Peja”, shkollën shqipe “Alba Life”, në New York.

Nuk dihet nëse kjo vizitë mund të ketë ndonjë efekt pozitiv për shëndetësinë e Kosovës. Ndërsa ende nuk dihet se kur do të kthehet ministri Latifi në Kosovë i cili tash e disa ditë po qëndron në SHBA. E ndryshe nga Latifi, shefi i tij, kryeministri Kurti, pas 17 ditëve qëndrim në SHBA ka udhëtuar për në Zvicër ku nga atje pritet të kthehet në Kosovë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë