Loading…

Punë intensive prapa dyerve që të zgjatet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

  • 29/11/2023 | 12:19

Punë intensive prapa dyerve që të zgjatet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit

Përpjekjet diplomatike janë duke u bërë për ta vazduar armëpushimin teksa Izraeli ka pranuar listën e pengjeve që do të lirohen të mërkurën nga Hamasi, transmeton Gazeta Metro.


Që nga fillimi i armëpushimit, 63 pengje izraelite dhe 20 shtetas të huaj janë liruar nga Hamasi dhe 180 të burgosur palestinez janë liruar nga Izraeli.

Armëpushimi i arritur përfundon të enjten por sipas The Washington Post një anëtar i Hamasit ka thënë se ata po punojnë që të zgjatet kjo.

Sipas gazetës amerikane edhe një zyrtar izraelit ka thënë se ata presin që armëpushimi të zgjatet së paku dy dit tjera mirëpo paralajmëroi se armëpushimi nuk do të thotë përfundim i luftës. Sipas të njëjtit burim po diskutohet për lirimin e pengjeve fëmijë dhe gra ku pasi të sigurohet lirimi i tyre do të fillojnë diskutimet për lirimin e pengjeve burra dhe ushtarë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë