Loading…

Puna e dobët e Pacollit: Ministria s’ka strategji, ka politizuar shërbimin diplomatik

  • 01/08/2018 | 14:33

Puna e dobët e Pacollit: Ministria s’ka strategji, ka politizuar shërbimin diplomatik

Ndër dobësitë kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përveç mungesës së strategjisë për politikë të jashtme, janë edhe problemet me procesin e rekrutimit dhe avancimit në shërbimin diplomatik.

Kështu është bërë e ditur në raportin “Rishikimi kritik i organizimit dhe zbatimit të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”, publikuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS).

Butrint Berisha, koordinator i projektit, ka përmendur sfidat që i ka evidentuar raporti, e që sipas tij problemi kryesor është politizimi i shërbimit diplomatik.

“Dua ta përmend vetëm një prej tyre është procesi i politizimit ose më mirë të themi partizimit në procesin e rekrutimit dhe avancimit të shërbimit diplomatik. Ka qenë edhe në media viteve të fundit, edhe këtë javë ishte raporti në media ku ka raporte për shkelje të kritereve për shërbimin diplomatik dhe akomodim të personalit me prapavijë partiake. Kjo ka shkaktuar një vështirësi në përmbushjen e mandatit të plotë të shërbimit diplomatik të Kosovës duke e vështirësuar e stafit diplomatik ose shërbimin diplomatik që është shumë i aftë dhe natyrisht që MPJ i posedon në radhët e saj dhe që nuk janë pak”, tha Berisha.

Sfidë tjetër është edhe mirëmbajtja e raporteve me shtetet që e kanë njohur Kosovën, ku Berisha tha se ka qenë një fushë që ka çaluar që nga shpallja e pavarësisë. Ai tha se është shumë me rëndësi për MPJ-në që të krijojë një qasje sistematike dhe të vazhdueshme të komunikimit me të gjitha shtetet e rajonit dhe botës.

Raportin e Institutit të Prishtinës për Studime Politike e ka quajtur shumë të rëndësishëm për MPJ-në Fatmir Haxholli nga kjo ministri.
“Unë do të thosha që shumë prej kritikave dhe sfidave të identifikuara sikurse edhe rekomandimet qëndrojnë. Me çka do të mund të diskutojmë është ajo që ajo e quani fragmentim të prioriteteve, është e vërtetë që shumë shpesh Kosovës ose institucioneve tona i kërkohe2t prej partnereve ose proceseve nxjerrja e dokumentacioneve që jo domosdo i flenë Kosovës në rrethanat aktuale. Qasja e atyre vendeve apo institucioneve dhe atyre proceseve nuk e profilizon një vend të caktuar dhe të kërkoj çka është adekuate dhe kontekstuale me nevoja të atij vendi, por shpesh nxjerrim dokumentacione që kanë koherencë me të madhe”, tha Haxholli.

Anëtari i bordit të PIPS-it Ramadan Ilazi ka thënë se premisa e këtij publikimi është që MPJ mund të ketë një rol me të madh dhe angazhim me të shtuar në aspekt të sfidave të brendshme.

“Fillimisht rishikimi funksional i MPJ-së, aktualisht siç u tha është duke u rishikuar ligji për MPJ-në dhe diplomatik. Ky është një mundësi e mirë për të bërë këtë rishikim funksional ose ndryshim të organizimit të MPJ-së në mënyrë që Ministria të jetë më mirë e përgatitur për t’u ballafaquar me sfidat që Kosova i ka aktualisht si në politikën e jashtme ashtu edhe më afër në rajon”, u shpreh Ilazi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë