Loading…

Pulla postare e Kosovës ndër më të bukurat në botë

  • 12/07/2017 | 16:11

Pulla postare e Kosovës ndër më të bukurat në botë

Në ekspozitën ndërkombëtare “Grand Prix De L’Exposition Wipa”, të mbajtur në Austri, Posta e Kosovës është shpërblyer me vendin e 5-të për pullën më të bukur postare për vitin 2016.


“Ky është një sukses mjaft i madh i Filatelisë së Postës së Kosovës duke marrë parasysh se jemi renditur më lartë se shumë Administrata Postare të vendeve më të zhvilluara të botës që kanë traditë qindravjeçare në filateli”, ka shkruar drejtori i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, i cili është shprehur të jetë krenar për këtë shpërblim, , shkruan KultPlus.

“Njëherësh ky është një inkurajim për Postën e Kosovës për zhvillim të mëtejmë të Filatelisë, përkatësisht pullave tona postare”, ka përfunduar ai.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë