Loading…

Puhie Demaku tërhiqet nga politika

  • 12/05/2017 | 10:47

Puhie Demaku tërhiqet nga politika

Ish deputetja e Vetëvendosjes, nga legjislatura e fundit, Puhie Demaku, ka bërë të ditur se po tërhiqet nga politika.


Këtë vendim Demaku ka thënë se po e bën krejtsisht për arsye private. Ajo duke folur për Vetëvendosjen, ka thënë se përvoja me këtë subjekt ka qenë një rrugëtim i mirë, me sfida e mësime, dhe me vlerë

Njoftimi i plotë i ish deputetes Demaku:

Te nderuar miq dhe familjare,

Pas zhvillimeve te fundit ne skenen politike ne vendin tone, kam analizuar ne hollesi angazhimin tim ne jeten publike dhe dua te ju njoftoj se per arsye krejtesisht personale, do ta pauzoj angazhimin tim te drejtperdrejte ne politike.

Keto 6 vite ne Levizjen VETEVENDOSJE! kane qene nje rrugetim i jashtezakonshem, me sfida e mesime, por mbi te gjitha nje pervoje me shume vlere.

Duke marre ne konsiderate te gjithe faktoret e sidomos obligimet dhe pergjegjesite personale, une kam vendosur qe te ndjeke nje rruge profesionale jashte politikes, pa lene anash kontributin, per aq sa mundem dhe di, per te miren e kombit dhe avancimin e interesave te shtetit.

Levizjes, aktivisteve dhe kolegeve ju deshiroj shume sukses ne zgjedhje dhe ne sfidat qe ju presin.

Juve miq e familjare u jam shume mirenjohese per mbeshtetjen, durimin e madje edhe per kritikat/verejtjet/sygjerimet qe m’i keni dhene pergjate ketij rrugetimi.

Uroj qe rruget tona te takohen per te mire.

Me shume respekt,

Puhia

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë