Loading…

Publikon armën në Facebook, ia konfiskon Policia

  • 23/05/2017 | 09:45

Publikon armën në Facebook, ia konfiskon Policia

Policia njofton se dje rreth orës 11:00 në Mitrovicë, njësia e hetimeve me urdhër të Gjykatës kanë kryer kontrollin e një banese, ku jeton i dyshuari A. H.


Njësia e  hetimeve ka ardhur deri te informata pasi kishte postuar veten i dyshuari A.H. në rrjetin social “Facebook” me pistoletë në dorë, ku me urdhër të Gjykatës policia ka kryer kontrollin e shtëpisë së të dyshuarit në fjalë, dhe si provë materiale është konfiskuar një armë zjarri, Pistolet 7×65 dhe 6-fishekë 7×65.

Pasi që i dyshuari nuk është takuar në shtëpi gjatë kontrollit, të njëjtit iu ka lënë ftesa nga hetimet që të paraqitet në stacion për intervistë.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për vepër penale ‘mbajtje në shfrytëzim, posedim i paautorizuar i armës’./gazetamertro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë