Policia e Kosovës ka arrestuar në Han të Elezit një person, pasi që kishte publikuar fotografi me armë në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.
Policia ka bërë të ditur se dje është në Han të Elezit arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte publikuar një foto me armë në rrjetin social facebook.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /gazetametro.net