Departamenti i Policisë së Nashville në shtetin e Tennessee të SHBA’së ka publikuar xhirimin e eliminimit të vrasëses së fëmijëve në Shkollën e Krishterë ‘Covenant’. Ekipi prej katër policëve ndërhyjnë me shpejtësi dhe profesionalizëm pa ngurrim e vrarë në vend të dyshuarën e armatosur rëndë, transmeton Gazeta Metro.
E dyshuara ka vrarë me armë të gjatë automatike të hënën 6 persona në këtë shkollë, mes viktimave ishin edhe tre fëmijë të moshës 9 vjeç.
Patrulla e policisë së Nashville kishte arritur në vendin e ngjarjes 14 minuta pas alarmit ku e dyshuara hapi zjarr ndaj tyre prej katit të dytë të ndërtesës. Dy oficerë të policisë së Nashville ia arritën të hyjnë në objekt megjithatë dhe e vranë të dyshuarën.
Pamja nga kamerat e trupit të të dy oficerëve të policisë zbulojnë se brenda minutave kontrollojnë katin e parë dhe vazhdojnë në të dytin ku edhe përballen me të dyshuarën që shtiu në drejtim të tyre me armë të gjatë automatike nga një vend ku ishte ngujuar. Oficerët kthyen zjarr dhe e plagosën. Ajo ka vdekur në vendin e ngjarjes më pas.
Kryesja e krimit, një grua që muajve të fundit identifikonte veten si burrë, ka hyrë në shkollë e armatosur me tre armë zjarri rreth orës 10:00 dhe i ka vrarë tre persona të rritur, përfshi drejtorin e shkollës, si tre fëmijë 9 vjeç në sulmin që u përshkrua nga autoritetet amerikane si një sulm i planifikuar.
Pasditen e të hënës policia lokale dhe FBI e bastisën shtëpinë e të dyshuarës ku sipas komunikatës kanë gjetur një ‘manifest’ si dhe harta të objektit shkollor me detaje të hyrjeve e daljeve. Policia ka shtuar se e kanë një teori rreth motivit të sulmit por nuk janë ende të gatshëm ta njoftojnë./gazetametro.net