Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë konfirmuar 167 raste pozitive me virus, shkruan Gazeta Metro.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.615 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.746 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 563 testime, 167 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 29 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 730. /gazetametro.net