Loading…

Publikohet lista e UEFA’së, kjo është skuadra kosovare më e vlerësuar

  • 30/11/2021 | 20:21

Publikohet lista e UEFA’së, kjo është skuadra kosovare më e vlerësuar

Në prag të mbylljes së vitit kalendarik, shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar renditjen e përgjithshme për klubet evropiane.


Në listën e paraqitur nga UEFA, klubi KF DRITA zë pozitën e 246-të, me koeficient 5 mijë dhe kështu është skuadra më e vlerësuar në futbollin e Kosovës.

Nga pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare, klubi nga Gjilani në edicionin 2018/19 grumbulloi 1500 pikë (pozita 372), 2000 pikë në garat e edicionit 2020/2021(pozita 296) dhe 1500 të tjera në pjesëmarrjen e këtij viti 2021/22 (pozita 246).

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme në garat evropiane, KF DRITA vazhdon të mbetet klubi me më së shumti pikë nga Kosova në renditjen e Evropës për klube, përcjellë KosovaPress.

Ecuria e Dritës dhe skuadrave të tjera pjesëmarrëse në garat ndërkombëtare ka ndikuar edhe në renditjen e Kosovës, duke e ngritur atë në pozitën e 39-të me 8 mijë e 166 pikë.

Fal paraqitjeve të mira, edicionin garues 2022/23 Kosova do të paraqitet me 4 ekipe në garat evropiane, në Champions League, Europa League dhe Conference League, respektivisht: kampioni, fituesi i Kupës, vendi i dytë dhe vendi i tretë në Superligë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë