Loading…

Publikohet lista e Kombëtares së Shqipërisë, tre futbollistë janë ftuar për herë të parë

  • 19/03/2022 | 13:32

Publikohet lista e Kombëtares së Shqipërisë, tre futbollistë janë ftuar për herë të parë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore të muajit mars, transmeton Gazeta Metro.


Në faqen zyrtare të Federatës së Shqipërisë së Futbollit (FSHF) është njoftuar se Edy Reja ka ftuar 26 lojtarë për dy ndeshjet miqësore ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Trajneri italian për herë të parë ka ftuar edhe disa lojtarë të cilët pritet të debutojnë me Kombëtaren e Shqipërisë ata janë: Portieri i Citadallës, Elhan Kastrati, mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani dhe mbrojtësi i Benficas, Adrian Bajrami. Ky i fundit fillimisht ishte grumbulluar me U21, por siç njofton FSHF pas bisedës mes stafeve teknike është vendosur që ai të kaloj në Kombëtaren A.

Shqipëria do të luaj kundër Spanjës në Barcelonë më 26 mars, ndërsa ndeshjen tjetër do ta zhvilloj në ‘Air Albania’ kundër Gjeorgjisë më 29 mars. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë