Loading…

Publikohet kënga e Mozzik dhe Noizyt, dyshja thonë ‘Bonjour Madame’

  • 22/10/2021 | 10:01

Publikohet kënga e Mozzik dhe Noizyt, dyshja thonë ‘Bonjour Madame’

Dy reperët e njohur, Noizy dhe Mozzik, kanë publikuar në orët e para të së premtes këngën e tyre më të re.


“Bonjour Madame”, mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Muzika është realizuar nga Rvchet dhe Rzon Pellumb beats, ndërsa për tekstin janë kujdesur vet interpretuesit e këngës.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me një performancë mjaft interesante.

Ana vizuale i është besuar produksionit Secuence.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Mozzikut dhe Noizyt, të cilët vetëm pak orë para se të publikonin këngën, i përshëndetën fansat e tyre përmes një lidhjeje direkte me ta në Instagram.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë