Loading…

Publikohet dukja e iPhone 13 – Çfarë janë veçoritë e tij që u zbuluan

  • 30/05/2021 | 09:26

Publikohet dukja e iPhone 13 – Çfarë janë veçoritë e tij që u zbuluan

Lancimi nuk pritej të bëhej deri në shtator.


Edhe pse kohët e fundit ka pasur shumë thashetheme rreth dukjes së iPhone 13 Pro, produktit që nuk është lancuar akoma nga Apple, tani gjërat janë bërë plotësisht të qarta, shkruan lajmi.net.

iPhone 13 Pro nuk do të bëhet i njohur për publikun nga Apple deri me 7 qershor, kur do të prezantohet së bashku e përditësimet e iOS 15.

iPhone 13 Pro i Apple pritet të dal në shitje në shtator, dhe dizajni përputhet me informacionin e mëparshëm, me përjashtim të fryrjes së kamerës, e cila ka lente më të mëdha se më parë

Korniza e telefonit do të jetë e bërë nga çeliku inox që është më pak e ndjeshme ndaj gjurmëve të gishtërinjve krahasuar me iPhone 12 Pro.

Çmimi besohet të sillet nga $699 deri $1,099, pra, ngjashëm me iPhone 12 kur u lancua për herë të parë.

Ekspertët pretendojnë se modelet e ardhshme do të jenë më shumë versione “S” sesa pajisje me përmirësime të mëdha. kështu që emri iPhone 12S është i mundur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë