Departamenti i Policisë së Nashville në shtetin e Tennessee të SHBA’së ka publikuar pamje nga masakra në Shkollën e Krishterë ‘Covenant’. E dyshuara ka vrarë me armë të gjatë automatike të hënën 6 persona në këtë shkollë, mes viktimave ishin edhe tre fëmijë të moshës 9 vjeç, transmeton Gazeta Metro.
Pamjet nga kamerat e sigurisë në shkollën fillore presbiterianë në Nashville kanë regjistruar të dyshuarën duke hyrë me dhunë në objekt ku kishte qëlluar me armë hyrjen kryesore të xhamit. Ajo shihet si ecën nëpër korridore duke e mbajtur armën derisa kontrollon korridoret dhe dhomat. Megjithëse nuk ka audio në xhirim shihen se alarmi i objektit është ndezur.
Kryesja e krimit, një grua që muajve të fundit identifikonte veten si burrë, ka hyrë në shkollë e armatosur me tre armë zjarri rreth orës 10:00 dhe i ka vrarë tre persona të rritur, përfshi drejtorin e shkollës, si tre fëmijë 9 vjeç në sulmin që u përshkrua nga autoritetet amerikane si një sulm i planifikuar.
Patrulla e policisë së Nashville kishte arritur në vendin e ngjarjes 14 minuta pas alarmit ku e dyshuara hapi zjarr ndaj tyre prej katit të dytë të ndërtesës. Dy oficerë të policisë së Nashville ia arritën të hyjnë në objekt megjithatë dhe e vranë të dyshuarën.
Pasditen e të hënës policia lokale dhe FBI e bastisën shtëpinë e të dyshuarës ku sipas komunikatës kanë gjetur një ‘manifest’ si dhe harta të objektit shkollor me detaje të hyrjeve e daljeve. Policia ka shtuar se e kanë një teori rreth motivit të sulmit por nuk janë ende të gatshëm ta njoftojnë./gazetametro.net