Loading…

Publikohen rezultatet e afatit të dytë të Maturës, kalueshmëria 55.1 për qind

  • 02/09/2026 | 14:20

Publikohen rezultatet e afatit të dytë të Maturës, kalueshmëria 55.1 për qind

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2026.


Sipas të dhënave të ministrisë, në afatin e dytë të provimit morën pjesë gjithsej 4,433 kandidatë, ndërsa 2,444 prej tyre e kanë kaluar me sukses testin, që përbën 55.1 për qind të numrit të përgjithshëm të kandidatëve.

Sipas kësaj ministrie, arritshmëria mesatare e përgjithshme në test ishte 43.2 pikë.

“Arritshmëria mesatare e përgjithshme në test është 43.2 pikë, ndërsa sipas lëndëve është:Gjuhë amtare: 49.3 pikë;Gjuhë angleze: 44.1 pikë; Matematikë: 36.4 pikë;Lënda zgjedhore: 42.9 pikë.

Gjatë administrimit të testit, 18 kandidatë janë larguar nga provimi për shkak të mosrespektimit të rregullave dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Testit të Maturës Shtetërore”.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës falënderon të gjithë personat e angazhuar në organizimin dhe administrimin e Testit të Maturës Shtetërore, për kontributin në mbarëvajtjen e procesit”, njofton kjo ministri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë