Loading…

Publikohen pjesë nga ditari i Astrit Deharit (Foto)

  • 11/11/2016 | 15:32

Publikohen pjesë nga ditari i Astrit Deharit (Foto)

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, i ndjeri Astrit Dehari ka mbajtur ditar gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim në Prizren, ndërsa në të ka detaje shumë interesante për secilën vizitë që i kanë bërë familjarët e tij, gjithmonë të shoqëruar nga aktivistët e Vetëvendosjes.

Indeksonline e ka siguruar ditarin e Astrit Deharit, që ka dhjetëra letra të shkruara nga ai, e ku rrëfehen detaje të komunikimit të tij me familjarët dhe aktivistët e Vetëvendosjes.

Në këtë pjesë të letrës të publikuar nga Indeksonline  ai ka shkruar edhe se sekretari i VV-se, Dardan Molliqaj i ka thënë të mos mërzitet për faktet rreth akuzave që e rëndonin për sulmin ndaj Kuvendit, pasi e kishte siguruar se me këtë pjesë do të merrej Lëvizja Vetëvendosje.

1

Ai e ka përmendur në këtë letër edhe një person me emrin Muharrem, por i cili nuk dihet kush është.

“Më ra shumë pak të flas me nënën, babin e Artën. Më treguan se e kanë takuar Muharremin e madje ai as që ka ditur se jam në burg. Më thanë të mos mërzitem fare. Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret “Lëvizja”, thuhet ndër të tjera në faqen e ditarit të Astrit Deharit, i cili ka mbi 60 faqe të shkruara.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë