Loading…

Publikohen pamjet nga arrestimi i kriminelëve që rrahën deputetët në Parlament

  • 01/05/2017 | 10:20

Publikohen pamjet nga arrestimi i kriminelëve që rrahën deputetët në Parlament

Sot pasdite disa persona pjesëmarrës në trazirat e së enjtes janë nxjerr para Gjykatës. Bëhet fjalë për së paku 7 persona, për të cilët nuk dihet nëse Prokuroria për to do të kërkojë paraburgim apo masa tjera të sigurisë.


Ndërkohë që policia është vënë në kërkim edhe të së paku 8 personave të tjerë, gjithashtu pjesëmarrës në trazirat e së enjtes.

Sipas raportimit të Alsat M në mesin e tyre është një inspektor nga Drejtoria për Sigurim dhe Kundërzbulim. Sipas njoftimit të MPB-së, personat për momentin ngarkohen për veprat penale:

“Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës”.

“Pjesëmarrje në turmë që do të bëj vepër penale”.

11 persona tjerë janë në kërkim. Por, paralelisht me këtë, bëhen edhe analiza shtesë për vërtetimin e identitetit të pjesëmarrësve në dhunën, që do të thotë se numri i kallëzimeve dhe të arrestuarve mund të rritet. Alsat M u drejtua me më shumë pyetje edhe në Prokurorinë Publike, para se gjithash nëse për ndonjërin nga të arrestuarit tashmë janë kërkuar masa për siguri dhe për cilat vepra penale do ngarkohen. Por, deri në këtë moment nuk kemi përgjigje konkrete.

Përmes një kumtesës për opinion Prokuroria vetëm konfirmoi se është parashtruar kallëzim penal kundër 15 personave. Paralajmëroi edhe se gjatë ditës do ta informojnë opinionin për atë se si do të veprojnë. Informuan edhe se janë marrë në pyetje një numër i madh i personave, para së gjithash pjesëtarë të policisë. 15 personat për të cilët është parashtruar kallëzim penal, sipas burimeve të besueshme, janë personat që drejtpërdrejt morën pjesë në sulmin ndaj deputetëve dhe që depërtuan sigurimin e dobët policor. Tash për tash, nuk ka kallëzim kundër organizatorëve të protestave, por policia ka dërguar njoftim të posaçëm deri në Prokurorinë Themelore Publike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë