Loading…

Publikohen foto të reja ku Ziadin Sela tërhiqej zvarrë në Kuvend (Foto)

  • 22/05/2017 | 14:01

Publikohen foto të reja ku Ziadin Sela tërhiqej zvarrë në Kuvend (Foto)

Lideri i LR-PDSH’së, Ziadin Sela, tani është shëruar dhe sot mbajti një konferencë për media, e para pas sulmit fizik ndaj tij. Por, më 27 prill, ditën kur u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ai ishte rrahur për vdekje nga huliganët maqedonas.


Organizata Joqeveritare “Civil” sot ka publikuar fotografi ekskluzive të natës së përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, në të cilat shihet se si huliganët e “Për Maqedoni të përbashkët” e kanë sulmuar deputetin Sela, shkruan gazetametro.net.

Atij iu deshën disa ditë trajtim intenziv në spital për të arritur të rehabilitohet.

Sela sot tha se partia e tij do të jetë pjesë e qeverisjes, duke e përkrahur atë, dhe sipas tij do të jetë e parëndësishme nëse do të jetë fizikisht në qeveri apo jo. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë