Loading…

Publikohen dëshmi se Ljubisa Dikovic kreu vrasje masive ndaj shqiptarëve në Kosovë

  • 24/12/2019 | 10:02

Publikohen dëshmi se Ljubisa Dikovic kreu vrasje masive ndaj shqiptarëve në Kosovë

Ish-komandanti i ushtrisë serbe në kohën e Jugosllavisë, Ljubisa Dikovic, ka bërë vrasje masive ndaj shqiptarëve në Kosovë, dhe për këtë ka shfaqur dëshmi, Jetli Zyberaj që është këshilltar i Behgjet Pacollit, transmeton Gazeta Metro.


Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit në largim të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka publikuar dokumente që faktojnë se Dikovic kreu krime lufte në Kosovë.

”Ljubishq Dikovic personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë. Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë kur ndodhnin vrasje të tilla. Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikovic në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikovic”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë