Një ndër futbollistët për të cilin pritshmëritë janë të mëdha, Xavi Simons, me gjasë do të huazohet këtë sezon te skuadra e njohur holandeze, PSV Eindhoven, transmeton Gazeta Metro.
Sipas gazetarit të famshëm, Fabrizio Romano, Paris Saint-Germain është në prag të arritjes së marrëveshjes me Xavi Simons për të zgjatur kontratën dhe më pas ta huazojë atë te PSV Eindhoven.
Ai në postimin e tij në Twitter bën të ditur që negociatat janë në fazën përfundimtare dhe Simons nga sezoni i ardhshëm mund të jetë pjesë e PSV.
Excl: Paris Saint-Germain are on the verge of reaching full agreement with Xavi Simons to extend the contract – then loan him out to PSV Eindhoven. Negotiations at final stages. 🚨🇳🇱 #PSG
New long term contract is imminent for Xavi Simons, as reported months ago… and then, PSV. pic.twitter.com/795qH56ICx
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 25, 2022
Holandezi edicionin e kaluar kishte zhvilluar gjashtë ndeshje me ekipin e parë në Superligën e Francës, ndërsa në Uefa Youth League kishte shënuar katër gola dhe regjistroi gjashtë asistime në shtatë takime.
19-vjeçari ishte transferuar në Francë në vitin 2019 nga Barcelona dhe konsiderohet si një ndër kandidatët potencial për të fituar Topin e Artë në të ardhmen. /gazetametro.net