Loading…

PSG e rrëmben spektaklin ndaj Bayernit, Chelsea me fitore solide ndaj Portos

  • 07/04/2021 | 22:56

PSG e rrëmben spektaklin ndaj Bayernit, Chelsea me fitore solide ndaj Portos

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku u ballafaquan Bayern Munich – PSG dhe Porto – Chelsea.


Chelsea ka korrur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 ndaj Portosa ku ishte në rolin e mysafirit edhe pse ndeshje u zhvillua në stadiumin e Sevillas si teren neutral pas vendimit të UEFA-së, përcjellë KosovaPress.

Në të dy pjesët skuadra e Thomas Tuchel shënoi nga një gol. Fillimisht në minutën e 32 realizoi Maison Mount dhe pastaj në fraksionin e dytë fitoren e Chelseat e vendosir Chilëell me golin e tij në minutën e 85’.

Në ndeshjen tjetër, Paris – Saint – Germain ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Bayernit në stadiumin “Allianz Arena.” Ku shkëlqeu Kylian Mbappe i cili realizoi dy gola ndërsa golin e tretë për francezët e shënoi qendërmbrojtësi Marquinhos.

Kurse për Bayernin dy golat me të cilët fillimisht u arrit të barazohej rezultati u realizuan nga Moting dhe Tomas Muller.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë