Loading…

Pse Zuckerberg mbulon kamerën e kompjuterit?

  • 27/02/2017 | 22:53

Pse Zuckerberg mbulon kamerën e kompjuterit?

Mark Zuckerberg postoi së fundmi një foto në profilin e tij në Facebook për të festuar suksesin e Instagramit e në këtë foto, mirëpo syve të vëmendshëm të internetit nuk u shpëtoi një detaj.


Në foton e shpërndarë nga mbreti i rrjeteve sociale vihet re se kamera e kompjuterit të tij që mban në tavolinë është e bllokuar me një ngjitëse e po ashtu edhe mikrofoni i ambientit. Menjëherë në forumet teknologjike thanë se kjo bëhej për shkaqe sigurie. Por sa e bazuar është frika e Zuckerberg se mos vëzhgohet e përgjohet? A ekziston rreziku që dikush tjetër të na aktivizojë kamerën e kompjuterit tonë pa e vënë re ne, apo është paranojë e themeluesit të Facebook?

“Nuk është paranojë. Ka njerëz që janë në gjendje të futen në kompjuterin tuaj dhe t’u aktivizojnë kamerën dhe të shohin se çfarë po bën. Kjo ndodh shpesh dhe jo vetëm me kompjuterat, por edhe tek kamerat e sigurisë”, thotë për Bussines Insider shefi i sigurisë së Symantec, Liam O’Murchu.

Ekspertët këshillojnë që të kontrollohet periodikisht nga përdoruesit e kamerave për llojin e kodimit dhe të sigurisë që ato ofrojnë dhe nëse ky kodi është hakuar ndonjëherë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë