Loading…

Pse Turqia është një nga zonat më aktive në botë sa i përket tërmeteve

  • 06/02/2023 | 12:05

Pse Turqia është një nga zonat më aktive në botë sa i përket tërmeteve

E shtrirë në disa disa pllaka tektonike, Turqia është një nja zonat më aktive në botë sa i përket tërmeteve.


Shumica e vendit ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila shtrihet në mes të dy pllakave të mëdha- atë të Euroazisë dhe Afrikës- dhe një të vogël, atë Arabe. Teksa këto dy pllaka të mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, pohojnë ekspertërt.

Kjo nënkupton se tërmetet dhe dridhjet janë të zakonshme në Turqi. Autoriteti shtetëror për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) regjistroi më shumë se 22 mijë tërmete në vitin 2022, teksa shumë prej tyre kanë pasoja në njerëz, shkruan BBC.

Tërmeti me më së shumti të vrarë kishte ndodhur në vitin 1999 në Izmit, ku kishin humbur jetën më shumë se 17 mijë njerëz pas tërmetit me magnitudë 7.6

Tërmeti sot

Më shumë se 1,000  viktima deri tani numërohen në Turqi si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin dhe një pjesë të shtetit sirian.

Tërmeti katastrofik, ishte me magnitudë prej 7.8 shkallë të Rihterit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë