Gazetari e komentatori politik, Ilir Mirena, konsideron se negociatat e ditës së fundit nuk janë serioze nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe po i tall Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për një synim tjetër elektroal, transmeton Gazeta Metro.
Mirena në Pressing të T7 të mërkurën nuk e bind aspak zhvillimet e fundit mes LVV dhe LDK pasi nuk ka benefit kjo e para sa do të kishte sikur të grabiste gjysmën e elektoratit të të dytës siç ka bërë më parë.
“Kurti e ka mundësinë me e shym LDK’në edhe me marr elektorat ma të madh – negociatat s’jane serioze, po tallet me LDK’në” tha Mirena duke shtuar se kjo ka ndodhur edhe më parë.
Sa për LDK ai konsideron se e ka synim mbijetesën politike në këtë ujdi të mundshme që e sheh me pak gjasa të arritshme./gazetametro.net