Është shumë e lehtë për të parë se qielli është i kaltër, mirëpo a keni menduar ndonjëherë se prej nga e merr qielli këtë ngjyrë?
Shumë njerëz kurreshtarë e kanë menduar një pyetje të tillë, dhe përgjigja për këtë kërkoi një kohë të konsiderueshme.
Në vazhdim mund të gjeni shpjegimin nga NASA për ngjyrën e kaltër të qiellit.
Drita e diellit duket e bardhë, mirëpo në fakt ajo përbëhet nga të gjitha ngjyrat e ylberit. Përderisa drita ndriçon përmes prizmit, ajo ndahet në të gjitha ngjyrat e saj. Prizmi ka një formë të veçantë të kristaltë, shkruan gazetametro.net
Drita e diellit arrin atmosferë e tokës dhe shpërndahet në të gjitha drejtimet përmes të gjitha gazrave dhe të gjitha pjesëzave të ajrit.
Ngjyra e kaltër shpërndahet dukshëm më shumë se të gjitha ngjyrat e tjera, sepse kjo ngjyrë përhapet më shpejtë dhe më shkurtë.
Andaj kjo është edhe arsyeja se pse qielli ka ngjyrë të kaltër e jo ndonjë tjetër. /gazetametro.net