Në vitin 1981, kur Presidenti Francez François Mitterrand mori në dorë frenat e pushtetit, ai kërkoi zyrtarisht nga Egjipti transferimin e Mumies së Faraonit (Ramsis 2), me qëllim bërjen e analizave dhe studimeve gjeologjike. Mumia ishte e pajisur me pasaportë gjatë udhëtimit, trasnmeton Gazeta Metro.
Kur kufoma e ateistit më të madh që ka njohur bota u transferua në Francë, presidenti francez bashkë me përfaqësuesit e lartë zyrtarë Francez e pritën avionin që transportonte atë me një ceremoni zyrtare dhe me trupin gjysmë të përkulur.
Më pas trupi mumifikuar u transportua në një repart të veçantë laboratori gjeologjik nga ku më pas gjeologët më të mirë francezë do të zhvillonin analizat si dhe mjekët kirurg do bënin kurimin e kufomës së tij. Ai që kryesonte grupin e studiuesve ishte profesori dhe gjeologu i mirënjohur francez Maurice Bucaille. Ndërkohë që gjeologët po e mumifikonin kufomën, Mauric po përpiqej të zbulonte shkakun e vdekjes së Faraonit, pasi kjo ishte edhe detyra që i ishte lënë në ngarkim.
Në orët e vona të natës dolën edhe rezultatet e para të analizave të cilat thoshin se copëza kripe qëndronin pezull në trupin e mumies, çka vërtetonte se ai kishte vdekur i mbytur në det. /gazetametro.net