Loading…

Pse po kërkohet nga VV dhe Presidentja provokative, shtyrja e zgjedhjeve

  • Nga

  • BARDHYL META

  • 13/09/2021 | 21:41

Pse po kërkohet nga VV dhe Presidentja provokative, shtyrja e zgjedhjeve

Çështja e parë, me gjasë ajo që ka shkaktuar skenarin e filluar para 10 ditësh për shtyrjen e zgjedhjeve nga VV, gjegjësisht KM Kurti, Konjufca dhe Presidentja Osmani, qenka fakti se:


Shkruan Bardhyl Meta

Zyrtarisht, janë vetëm rreth 15 mijë aplikues nga DIASPORA që kanë aplikuar në KQZ gjegjësisht që janë aprovuar për votim në këtë proces zgjedhor.

Kjo, për dallim nga zgjedhjet e 14 shkurtit, kur ishin rreth 100 mijë Vota nga Diaspora, pjesa dërmuese e të cilave shkoi në konto të VV-së!

Çështja e dytë, po aq e rëndësishme, duket të jenë edhe rezultatet e sondazheve të Instituteve kredibile, të njëjtave që dikur e nxirrnin VV të parën me mbi 50% – tani, sondazhet e këtyre Instituteve – po e nxjerin një parti opozitare si Partinë fituese në shumë komuna të rëndësishme, sikurse edhe si partinë me më shumë Vota se VV, në nivel vendi!

Në anën tjetër, partia Qeverisëse – VV, në këto sondazhe del të jetë listuar shumë dobët krahasuar pritjeve të saj, duke shënuar rënie kontinuale dhe sinjifikative – filluar nga Prishtina e Prizreni, e deri te Mitrovica, Podujeva dhe gjetiu!

Tashmë dihet nga të gjithë, se rezultatet e këtyre sondazheve, i kanë pas në duar të gjithë Liderët e partive politike parlamentare, pra përfshi VV-në dhe Kurtin dhe Konjufcën…!

Më të fundit
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë