Loading…

Pse nuk na kujtohet momenti kur lindëm?

  • 29/06/2022 | 22:58

Pse nuk na kujtohet momenti kur lindëm?

Sa herë që nis leksionet mbi kujtesën në Universitetin Ratxhers, u kërkoj studentëve të mi të risjellin ndërmend kujtimet e tyre të para. Disa prej tyre flasin për ditën e tyre të parë nëklasën para–shkollore; të tjerët për një moment kur u lënduan apo kur ishin mërzitur.


Disa përmendin ditën kur lindi vëllai i tyre më i vogël. Pavarësisht dallimeve të mëdha në detaje, këto kujtime kanë disa gjëra të përbashkëta:që të gjitha janë autobiografike, ose kujtime të përvojave të rëndësishme në jetën e një personi, dhe zakonisht nuk kanë ndodhur para moshës 2 ose 3 vjeçare.

Në fakt, shumica e njerëzve nuk mund të mbajnë mend ngjarje nga vitet e para të jetës së tyre. Këtë dukuri studiuesit e kanë quajtur amnezia infantile. Por pse nuk mund të kujtojmëdot gjërat që na kanë ndodhur kur ishim foshnje? A nis të funksionojë kujtesa vetëm në një moshë të caktuar?

Përkundër faktit se njerëzit nuk mund të mbajnë mend shumë gjëra para moshës 2 ose 3

vjeç, një studim sugjeron se foshnjat mund të formojnë kujtime. Sigurisht, jo ato lloje kujtimesh që ju i tregoni më vonë për veten tuaj. Brenda ditëve të para të jetës, foshnjat mund të kujtojnë fytyrën e nënës së tyre dhe ta dallojnë atë nga fytyra e një të huaji.

Disa muaj më vonë, ato mund të tregojnë se mbajnë mend shumë fytyra të njohura, duke u buzëqeshur më së shumti atyre që shohin më shpesh. Në fakt, përveç atyre autobiografike, ekzistojnë shumë lloje të ndryshme kujtimesh. Kështu ekzistojnë kujtime semantike, kujtime faktesh, si emrat për varietete të ndryshme mollësh etj.

Por ekzistojnë edhe kujtime procedurale, apo mbi mënyrën e kryerjes së një veprimi, si

hapja e derës së përparme apo drejtimi i makinës. Studimet nga laboratori i psikologes Karolin Rovi–Kolier në vitet 1980–1990, treguan se foshnjat mund të formojnë disa nga

këto lloje të tjera kujtimesh që në moshë të hershme.

Sigurisht, foshnjat nuk mund t’ju tregojnë saktësisht se çfarë mbajnë mend. Studiuesit i vendosën foshnjat 2-6 muajsh në një krevat fëmijësh me një celular të varur sipër tyre. Ata matën se sa shpesh shkelmont fëmija, për të krijuar një ide të prirjes së tyre natyrore për të lëvizur këmbët.

Më pas ata i lidhin një fill tek njëra nga këmbët me fundin e celularit, në mënyrë që sa herë që fëmija të shkelmojë, celulari të lëvizte. Siç mund ta imagjinoni, foshnjat mësojnë shpejt se janë në kontroll të kësaj pajisje, se u pëlqen të shohin lëvizjen e celularit, ndaj e lëviznin këmbën më shpesh.

Të njëjta gjërat u vunë re tek foshnjat nga 6–18 muajshe. Por në vend se të shtriheshin në një krevat fëmijësh, ato u ulën në prehrin e prindërve të tyre, teksa në duar iu vendos një levë qëkomandonte një tren-lodër, i cili lëvizte mbi një binar.

Në fillim, leva nuk funksiononte, dhe eksperimentuesit matën se sa shumë e shtypnin fëmijëtnë mënyrë natyrale. Më pas, e ndezën mekanizmin. Tani sa herë që fëmijët e shtypnin, treni do të lëvizte nëpër binarë. Foshnjat e mësuan shpejt lojën, dhe e shtypnin dukshëm levën më shumë, kur kjo e bënte trenin të lëvizte.

Po çfarë lidhje ka kjo me kujtesën? Pjesa më inteligjente e këtij hulumtimi, është se pasi stërviti foshnjat për një nga këto detyra për disa ditë, Rovi–Kolier i testoi më vonë nëse ato e mbanin mend atë. Kur foshnjat u rikthyen në laborator, studiuesit thjesht u treguan atyre celularin ose trenin, dhe matën nëse ata shkelmonin ende apo shtypnin levën.

Duke përdorur këtë metodë, Rovi–Kollier dhe kolegët e saj, zbuluan se në moshën 6 muajsh, dhe nëse stërviten për 1 minutë, foshnjat mund të kujtojnë një ngjarje një ditë më vonë. Sa më të rritura që të ishin, aq më gjatë mbanin mend. Po ashtu ajo zbuloi se mund t’i nxitësh foshnjat që t’i kujtojnë ngjarjet më gjatë, duke i trajnuar për periudha më të gjata kohore dhe duke u dhënë kujtime.

Po nëse foshnjat munden të krijojnë kujtime në muajt e tyre të parë, atëherë pse njerëzit nuk i mbajnë mend gjërat nga ajo fazë e hershme e jetës? Nuk është ende e qartë nëse njerëzit përjetojnë amnezi infantile për shkak se nuk mund të krijojnë dot kujtime autobiografike, apo sepse thjesht nuk kemi asnjë mënyrë për t’i rikthyer ato.

Askush nuk e di me siguri se çfarë ndodh, por shkencëtarët kanë disa supozime. Njëra prej tyre është se kujtimet autobiografike kërkojnë që ju të keni njëfarë ndjesie për veten. Ju duhet të jeni në gjendje të mendoni për sjelljen tuaj, në lidhje me mënyrën se si ajo lidhet me të tjerët.

Studiuesit e kanë testuar këtë aftësi në të kaluarën duke përdorur një Testin e të Kuqes. Hunda e fëmijëve u lye me një buzëkuq të kuq. Më pas studiuesit e vendosin foshnjën përpara një pasqyre. Foshnjat më të vogla se 18 muajsh thjesht i buzëqeshin foshnjës së lezetshme që shihnin të reflektuar, duke mos treguar asnjë provë që ata e njihnin veten apo shenjën e kuqe në fytyrën e tyre.

Ndërkohë në moshën 18–24 muajsh, të vegjlit e preknin hundën e tyre, madje ndiheshin si të turpëruar, duke e lidhur pikën e kuqe në pasqyrë me fytyrën e tyre, pra kishin një ndjenjë të vetvetes.

Një shpjegim tjetër i mundshëm për amnezinë infantile është se për shkak se foshnjat nuk mund të flasin deri në vitin e dytë të jetës, ato nuk mund të krijojnë tregime për jetën e tyre që mund t’i kujtojnë më vonë. Së fundi, hipokampusi, që është rajoni i trurit kryesisht përgjegjës për kujtesën, nuk është zhvilluar plotësisht në periudhën e foshnjërisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë