Loading…

Pse ndodhin dhe sa janë të rrezikshme turbulencat, tregon piloti

  • 30/05/2017 | 13:11

Pse ndodhin dhe sa janë të rrezikshme turbulencat, tregon piloti

Të gjithë ata që kanë provuar udhëtimin me aeroplan, janë përballur me situatën e turbulencave, në disa raste më shumë dhe në të tjera më pak.


Por, sa janë të rrezikshme turbulencat, dhe a rrezikon një aeroplan që të rrëzohet shkaku i tyre.

Për këtë, të përmbledhur në disa pika, ka dhënë përgjigje një pilot, përcjellë gazetametro.net.

1. Turbulencat vijnë si pasojë e mungesës së ajrit në një hapësirë të caktuar. Çdo fluturim, çdo ditë, do të ballafaqohet me një shkallë të turbulencave, qofshin ato të vogla apo më të mëdha, që nganjëherë mund edhe të ua derdh kafen. Nga perspektiva e një piloti, turbulencat nuk llogariten si problem në aspektin e sigurisë së udhëtimit. Janë të bezdisshme, por nuk janë të rrezikshme.

2. Sidoqoftë, në rrethana të rralla, më e keqja që mund të ndodhë, është lëndimi i udhëtarëve. Dhe nga numri i vogël i udhëtarëve të lënduar çdo vit, shumica dërrmuese e tyre janë njerëz që nuk kanë pasur të vendosur rripat e tyre të sigurimit kur kjo ka qenë e nevojshme.

3. Për ta bërë edhe më të qartë, duke menduar mbi të gjithë historinë e aviacionit modern komercial, unë nuk mund të kujtoj një rrëzim të vetëm të avionit që është shkaktuar nga turbulencat, pra vetëm nga turbulencat dhe jo faktorë të tjerë. Aeroplanët janë ndërtuar në atë formë që të mund të përballojnë nivel ekstrem të turbulencave. Pra, këputja e një krahu të avionit nga turbulencat, nuk mund të ndodhë kurrë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë