Loading…

Pse hesht Albin Kurti përballë një çështjeje që prek drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

  • 06/04/2026 | 16:48

Pse hesht Albin Kurti përballë një çështjeje që prek drejtpërdrejt shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

Qeveria e Tiranës tashmë është shprehur qartë në mbrojtje të një standardi elementar sikurse është e drejtë e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për t’u vlerësuar në gjuhën e tyre amtare.


Në këtë situatë ajo që bie në sy heshtja e rëndë politike e Albin Kurtit. Njeriu që e nisi jetën si aktivist studentor, që ndërtoi karrierën mbi kauza të mëdha kombëtare dhe retorikën e bashkimit, sot nuk gjen guximin të artikulohet as për një të drejtë bazike të studentëve shqiptarë.

Pse Kurti zgjedh sistematikisht të mos përplaset me partnerët e tij VLEN dhe Mickoski edhe atëhere kur dëmtohen drejtpërdrejt të drejtat dhe interesat shqiptare. Pse nuk e ngre zërin për sabotimin dhe zvarritjen e projektet jetike infrastrukturore si Korridori VIII dhe lidhjes së Bllatës me Shkupin.

Këto nuk janë detaje teknike, por nyje strategjike që përcaktojnë integrimin ekonomik dhe gjeopolitik të gjithë shqiptarëve në rajon.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë