Loading…

Pse fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do jenë më të suksesshëm

  • 26/11/2022 | 11:29

Pse fëmijët kokëfortë që sfidojnë prindërit do jenë më të suksesshëm

Deri në momentin kur fëmija juaj rritet, nuk e kuptoni nëse keni bërë një punë të mirë apo keni dështuar në detyrën tuaj më të rëndësishme.


Sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane, fëmijët kokëfortë që sfidojnë autoritetin e prindërve kanë më shumë gjasa të jenë të suksesshëm në jetë. Nëse deri më tani u jeni trembur fëmijëve kokëfortë, prisni se ç’do të ndodhë disa dekada më vonë.

Studimi zbuloi se fëmijët të cilët emërtoheshin si kokëfortë, ishin më të vendosur dhe e kishin më te qartë që në atë moshë se ç’do të bëheshin në jetë, shkruan “bota sot”. Rezulton se thyerja e rregullave dhe kundërshtimi i autoritetit prindëror rrit fëmijë të pavarur e kryeneçë cilësi që pas dekadës së tretë të bëjnë një njeri të suksesshëm sipas psikologëve e sociologëve.

Fëmijët e tillë mund të jenë më konkurrues në klasë dhe në të ardhme do të jenë shumë të aftë në marrëveshje e negociata. Terapeutët thonë se fëmijët kokëfortë janë gjithashtu më të gatshëm të bëjnë atë që është e drejtë, në vend të asaj që bëjnë miqtë e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë