2.Ekspozimi i biznesit tuaj
Në vend që të shpërnadani statuset tuaja çdo ditë nëpër rrjete sociale, ju mund të hapni një faqe në LinkedIn të dedikuar veç për produketet që shisni. Krijimi i një faqe LinkedIn për biznesin tuaj i lejon njerëzit t’iu gjejnë dhe të ndjekin markën tuaj. Përditësimi i statusit tuaj u ndihmonë atyre të jenë të informuar në kohë për çdo gjë rreth kompanisë suaj, për produkte të reja, për zbritje etj, transmeton gazetametro.3. Mundësi punësimi
LinkedIn është një burim i shkëlqyer për punë. Varësisht nga interesat tuaja, ju i keni disa profile që LinkedIn ua ofron për punësim.
Ja tri mënyra për të bërë këto kërkime:
•Duke u lënë në mesazh të dhënat tuaja, për t’ua bërë të ditur se ju jeni në dispozicion dhe nëse ka nevojë për punë ju jeni kandidat i mundshëm
•Portali i veçantë për të kërkuar punë
•Vizitoni faqen zyrtare të këtij rrjeti për të njohur kompanitë që janë më të dëshirueshme për të punuar
4. Gjeni punëtorët më të mirë
Se si të kërkojnë punë të interesuarit e sqaruam më lartë, po tani do të shqyrtojmë se si një kompani mund të gjejë vetë persona adekuatë për të punuar me ta.
Duke i përditësuar statuset e kompanisë çdo ditë, pronarët e tyre mund të shohin se cilët përdorues të LinkedIn shfaqin më shumë interes për produkete e tyre, dhe kështu shumë lehtë mund të bien në kontaktë me ta dhe t’i punësojnë. Gjithashtu është një mënyrë e etiketimit të personave të veçantë dhe t’ishprehin gjithësecili interesat e tyre.
Përmes këtij rrjeti ju mund edhe t’i bëni marketing bizenseve tuaja, transmeton gazetametro.net