Loading…

Pse duhet ta vizitoni Vushtrrinë (Foto)

  • 19/01/2017 | 21:36

Pse duhet ta vizitoni Vushtrrinë (Foto)

Vushtrria është një ndër qytetet më të lashta të Kosovës, e cila në periudhën romake përmendet si qendër tregtare me emrin Vicianum, ndërsa një kohë është njohur me emrin Vuçitërn.


Kjo trevë është përplot me monumente të trashëgimisë kulturore. Fatkeqësisht, disa prej tyre koha i ka shkatërruar, por janë disa sosh që kanë mbetur të paeksploruara në brenditë e tyre.

Këto janë disa nga monumentet që ndodhen në vetë qytetin e Vushtrrisë: Ura e gurit e cila është nën mbrojtjen e UNESKOS, Hamami i qytetit, Kështjella (Kalaja) e Vushtrrisë, Ceshmja e qytetit, Xhamitë disa shekullore, Teqja, Shtëpitë e vjetra, Rrugët me kalldrëm, Varrezat muslimane, etj…

Gazetametro.net ju sjell disa nga monumentet që ndodhen në qyetin e Vushtrrisë dhe ia vlen të vizitohen.

Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë


Kulla e Vjetër, Vushtrri - 3.jpg

Pikë interesante për tu vizituar është Kështjella në qendër të qytetit. Pamja e saj e thjeshtë duket magjike në prezencë të arkitekturës së re dhe asaj komuniste që e rrethon. Kjo Kështjellë është e hapur për vizitë çdo ditë. Nëse niseni prej aty në pjesën e vjetër të qytetit do të ballafaqoheni me tensionin e rrugëve të ngushta, shtëpive të vjetra nga fillimi i shek. XX dhe natyrisht ndërtimeve të reja rezultat i shkatërrimeve të luftës së fundit.

Related image

 

Ajo ka një sipërfaqe rreth 1.100 m2, pjesë e së cilës është edhe pyrgu me sipërfaqe rreth 100 m2, kurse muret e saj janë të larta 10-12 m, ndërsa trashësia e mureve është 3–4 m.

Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri

kulla_e_vjeter_vushtrri_-_3

Ura e Vjetër e Gurit – Mendohet se monumenti është ndërtuar në antikën e vonë dhe gjatë mesjetës. Ura është e ndërtuar në pjesën veripërendimore të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Ajo është e gjatë rreth 135 m dhe e gjerë rreth 6 m, e ndërtuar mbi 9 harqe, por sipas gojëdhënave thuhet se i kishte 12 harqe, të cilat janë të mbuluara me dhe. Kjo urë është një mbetje e rëndësishme arkeologjike për Vushtrinë, ajo mund të vizitohet edhe sot dhe definitivisht mbartë një madhështi në vete. Kjo urë ishte ndërtuar në mënyrë si rrugëkalim mbi lumin Bistricë.

 

ura_e_gurit_vushtrri_foto_arben_llapashtica

Ura e Gurit gjendet mbi shtratin e thatë të lumit “Silnicë”, uji i të cilit lumë, për shkak të përbërjes pedologjike ndërroi rrjedhën disa dhjetëra metra në perëndim.

 

Hamami – (Banjoja Publike) në Vushtrri

Hamami i Vjetër, Vushtrri.JPG

 

Karakteristikë tjetër e pjesës së vjetër të qytetit është Hamami i Ali Beut, gjithashtu mbetje nga mesjeta, banjë publike e stilit osman dhe një nga më të vjetrat në Ballkan.

Monumenti është i ndërtuar në pjesën veriperëndimore të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Kjo banjo përmendet nga kronikë dhe udhëpërshkrues të kohës, për të cilën mendohet  se është ndërtuar në shekullin e XV, nga Gazi Ali Beu. Hamami është një ndër hamamet më të vjetra në Ballkan, i cili ka  funksionuar deri vonë pas Luftës së Dytë Botërore. Ai shërbente  si banjo publike për meshkuj dhe femra, të cilët pastroheshin me radhë në ditë të caktuara.

 

 

Hamami i Vushtrris.JPG

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë