Mbase nuk iu ka shkuar në mendje më parë, por është një metodë e cila pas një ditë të lodhshme do iu relaksonte pa masë, transmeton Gazeta Metro.
Qëndrimi në një pozitë të caktuar për një kohë të gjatë bart me vete pasojat. Nëse doni të mësoni një hile që ju ndihmon në cilësinë e gjumit dhe të jetës dëgjoni me vëmendje: Që sot, merrni një jastëk tjetër dhe vendoseni mes këmbëve. Pse?
1. Ndihmon në përmirësimin e posturës
Ca pozicione gjumi janë më të mira për shpinën tonë se ca të tjera, prandaj mënyra sesi shtrihemi ka shumë rëndësi. Nëse pozicionohemi në mënyrë asimetrike, mund t’i shkaktojmë dëme të rënda strukturës së shpinës, prandaj këshillohet që një jastëk të vendoset mes gjunjëve, për të pushuar në pozicion simetrik.
2. Redukton dhimbjen e shpinës
Ka njerëz që kanë dhimbje shpine kronike. Duke vendosur një jastëk, do të ndiheni më të qetë dhe do të reduktoni rëndesën e këmbëve dhe dhimbjen e mesit.
3. Ndihmon gjatë shtatzënisë
Redukton tensionet e shtyllës kurrizore gjatë natës, duke e mbajtur shpinën në pozicion neutral.
4. Mund ta vendosni edhe poshtë këmbëve tuaja.
Nëse preferoni të flini me shpinë, mund të vendosni 2 jastëkë. Një poshtë këmbve dhe një tjetër për të mbështetur shpinën. Pozicioni neutral do t’ju ndihmojë në minimizimin e dhimbjeve të shpinës./gazetametro.net