Loading…

Pse disa njerëz pinë duhan gjithë jetën, por mushkëritë i kanë të shëndetshme?

  • 15/04/2017 | 19:20

Pse disa njerëz pinë duhan gjithë jetën, por mushkëritë i kanë të shëndetshme?

Shkencëtarët në Britani duket se kanë shpjeguar arsyen se përse disa njerëz kanë mushkëri të shëndetshme, pavarësisht se kanë një jetë që tymosin duhan.

Analizat mbi 50 mijë njerëz kanë treguar se bëhet fjalë për një mutacion në ADN-në e disa njerëzve, që përmirëson funksionimin e mushkërinjve dhe maskon impaktin fatal të duhanit. Këshilli për Kërkime Mjekësore mendon se këto zbulime do bëjnë të mundur gjetjen e një ilaçi të ri që do përmirësojë funksionimin e mushkërinjve.

Megjithatë ata thonë se opsioni më i mirë është që të mos tymosni duhan. Një tjetër zbulim, që ka nevojë për konfirmim të mëtejshëm, është që ata që tymosin duhan kanë pjesë të kodit gjenetik më të ndryshëm. Kjo do të thotë se truri i tyre mund të bëhet lehtësisht më i varur ndaj nikotinës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë