Loading…

PSD’ja kërkon të hiqet romingu dhe dogana në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

  • 27/11/2018 | 15:43

PSD’ja kërkon të hiqet romingu dhe dogana në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

PSD ka komentuar arritjen e marrëveshjes për heqjen e roamingut dhe për bashkimin doganor mes Kosovës dhe Serbisë.


Nënkryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, dhe Dardan Molliqaj kanë përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave të roamingut dhe për bashkimin doganor, shkruan gazetametro.net

Në një konferencë të sotme për media, ata kërkuan zbatimin sa më parë të këtyre marrëveshjeve.

“Ky është një hap i mirë drejt asaj të domosdoshmes. E domosdoshmja është që të unifikohen plotësisht këto dy tregje, në mënyrë që ta kemi zbatimin e parimit ‘një treg’ mes Kosovës dhe Shqipërisë, që është zbatuar tash e një kohë brenda Bashkimit Evropian”, theksoi Visar Ymeri duke shtuar se duke qenë treg më i madh, bëhemi më atraktivë për investimet e huaja direkte, rritet vëllimi i këmbimeve ekonomike të mallrave që përkthehet në mirëqenie të qytetarëve dhe mundësohet krijimi i ekonomisë në shkallë”, thuhet në deklaratën e tyre.

“Praktikë e re në punën e grupeve parlamentare është se jo vetëm që e kemi mbikëqyrur procesin e të gjitha nismave tona parlamentare, por edhe që kemi vazhduar me aktivitete shtesë për jetësimin e tyre, pas miratimit të tyre në kuvend”, ka theksuar anëtari i kryesisë së PSD-së, duke shpjeguar se kanë vepruar vazhdimisht për jetësimin e rezolutave për heqjen e tarifave të roamingut dhe për bashkim doganor, në institucionet përgjegjëse në Prishtinë dhe në Tiranë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë