Loading…

PSD’ja kërkon që Kuvendi të marrë përsipër dialogun me Serbinë

  • 01/11/2018 | 22:48

PSD’ja kërkon që Kuvendi të marrë përsipër dialogun me Serbinë

Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate ka kërkuar që procesi i dialogut të bartet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës.

“Partia Socialdemokrate ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt të Këshillit Drejtues. Zhvillimet aktuale politike në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë dialogu me Serbinë, ishin në fokus të diskutimit të delegatëve të Këshillit Drejtues”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

Sipas këtij njoftimi, organi më i lartë i Partisë Socialdemokrate rikonfirmoi me këtë rast qëndrimin se procesi i dialogut duhet të bartet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës; prej ku duhet të burojnë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komisioni mbikëqyrës.

“Në pjesën vijuese të mbledhjes, delegatët e Këshillit Drejtues trajtuan çështjet rreth shtrirjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të Partisë Socialdemokrate, përkatësisht hartimit të planit të punës për realizimin e synimeve organizative”, thuhet në komunikatën e PSD-së./gazetametro.net

Lexo edhe:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë