Loading…

PSD’ja bën homazhe tek varri i Astrit Deharit

  • 05/11/2018 | 15:29

PSD’ja bën homazhe tek varri i Astrit Deharit

Partia SocialDemokrate gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Me anë të disa fotografive, shihet se një delegacion i PSD-së, ndër ta kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti, Visa Ymeri, Dardan Molliqaj, Shqipe Pantina, Adonis Tahiri e të tjerë kanë kujtuar Astritin në dy vjetorin e vdekjes së tij.

“Shoku dhe bashkëveprimtari Astrit Dehari vdiq në duart e pushtetit. I burgosur paarsyeshëm dhe padrejtësisht. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi politike dhe ligjore për humbjen e jetës së tij. Drejtësia për Astritin është kushti për një shoqëri të drejtë, për republikë të lirë. Drejtësia për Astritin është liria e popullit të tij, e të gjithë popujve; barazia brenda popullit dhe midis popujve”, thuhet në jnë postim në rrjetin social në Facebook të shpërndarë nga PSD.

Në rrjete sociale, aktivistë e deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë zgjedhur ta përkujtojnë në mënyra të ndryshme, dikush duke kujtuar momente shoqërore e personale me Astritin e dikush tjetër e kishte kujtuar si një person i cili, sipas tyre, asnjëherë nuk përtoi t’i shërbejë vendit të tij.

Ndërsa i pari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka shkruar në profilin e tij personal në Facebook, duke thënë se Astriti vdiq në duart e pushtetit.

“Sot, para dy viteve, Astrit Dehari humbi jetën në burgun e Prizrenit. I akuzuar dhe I pa intervistuar fare, Astriti u mbajt në burg paarsyeshëm dhe padrejtësisht për muaj të tërë. Pavarësisht rrethanave, Astriti vdiq në duart e pushtetit. Deri më sot, askush nuk ka dhënë përgjegjësi, as politike e as ligjore”, ka shkruar Ahmeti.

Ai e kujton Astritin si njeri shembullor i cili vdiq pasi që, siç u shpreh, po mbahej padrejtësisht në burg.

“Astriti ishte shembullor në çdo punë e aktivitet ku ka marr pjesë, qoftë në aspektin profesional, qoftë në rrafshin njerëzor. Por mbi të gjitha, ishte një qytetar i Republikës i cili vdiq sepse ishte padrejtësisht në burg. Shoqëria jonë nuk duhet të ndalet së kërkuari drejtësi për Astritin. Në raste të caktuara drejtësia e krejt shoqërisë varet nga drejtësia në raste individuale. Rasti I Astritit është rast i tillë. Nuk mund të flasim për drejtësi në Kosovë përderisa nuk ka drejtësi për Astrit Deharin”, ka shkruar Ahmeti.

Shkodran Hoti i cili në kohën sa ishte gjallë Astriti ishin në të njëjtën parti, e ka kujtuar Astritin si shembull.

“Edhe pse u shua i ri, jeton përherë shembulli i tij; fillimisht si njeri, e më pas si mik e aktivist politik. I kam në mendje plot momente të këndshme e muhabete të shumta më të. I ruaj gjithnjë kujtimet bashkë me mirësinë që e rrezatonte në çdo moment e me buzëqeshjen që nuk iu nda kurrë nga fytyra”, ka shkruar Hoti.

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se mbrëmjen e kaluar ka vizituar familjarët e Astritit për rastin e dyvjetorit të vdekjes së tij.

Por përveç vizitës që kishte bërë, Ismaili ishte përballur me vezët deri sa po kthehej nga familja e Astrit Deharit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë