Loading…

PSD zgjedh kryetarin

  • 09/05/2018 | 08:07

PSD zgjedh kryetarin

12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), gjatë ditës së djeshme kanë publikuar logon e partisë së tyre të re, ndërsa sot, në Ditën e Evropës, këta deputetë pritet që të mbajnë Konventën e Partisë Socialdemokrate (PSD).


Kjo konventë do t’i jap formë më të qartë organizimit të partisë, pasi aty do të zgjidhet struktura, dhe kryetari i saj.

Logo e PSD-së, parti e cila udhëhiqej nga Kaqusha Jashari, mban ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe atë vjollce.

Sipas një ftese dërguar mediave, konventa do të fillojë në orën 17:00.

Ndryshe, VV’ja është treguar e ashpër me dikur kolegët e tyre, duke i kritikuar për partinë e re dhe duke përdorur një dokument ku dukej se parti që iu bashkangjiten grupi i dorëhequr ishte në koalicion me PAN’in.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë