Loading…

PSD e bën Qeverinë ‘zyrë të KEDS-it’

  • 26/01/2022 | 11:30

PSD e bën Qeverinë ‘zyrë të KEDS-it’

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aktivitet protestues në objektin e Qeverisë së Kosovës, duke i vendosur një baner të KEDS-it në hyrje të kësaj zyre, shkruan Gazeta Metro.


Nol Nushit nga kjo parti, tha se Qeveria i është nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i.

“Ishit dëshmitar të një sjellje totalisht absurde nga rojet dhe Policia e kësaj Qeverie për një baner që është i letrës. E shihni nga çfarë aktiviteti frikësohet kjo Qeveri, por s’kanë faj sepse janë totalisht të panikuar me vendimet që po i marrin dhe i janë nënshtruar totalisht një kompanie private siç është KEDS-i. Kjo nuk është zyrë e Qeverisë që përfaqëson interesat qytetar, por është një zyrë e nënshtruar totalisht ndaj KEDS-it dhe KESCO-s”, deklaroi Nushi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë