Loading…

Provokojnë serbët në veri, shfaqin pamflete fyese në 11 vjetorin e Pavarësisë

  • 17/02/2019 | 17:36

Provokojnë serbët në veri, shfaqin pamflete fyese në 11 vjetorin e Pavarësisë

Pamflete me fotografi të gishtit të mesëm në kundërshtim të Pavarësisë së Kosovës janë parë sot gjatë ditës në veri të Mitrovicës, duke provokuar kështu banorët shqiptarë të asaj pjese dhe më gjerë.

Më saktë, në këto pamflete vërehen gishtat e mesëm të të dy duarve si simbol i numrit 11, ndërsa shkruan “years of occupation”, që në përkthim do të thotë 11 vjet të okupimit.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se këto pamflete janë vendosur nga njerëz të afërt me Millan Radojçiçin, emri i të cilit ndërlidhet me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ndryshe, ditë më parë kur një ushtar i KFOR-it ua pati ngritur gishtin e mesëm disa qytetarëve serbë në veri, mediat në Serbi ishin alarmuar duke e quajtur akt terrorist një gjë të tillë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë