Trenit illegal serb iu ndalua hyrja në Mitrovicë, ashtu siç serbët e kishin paraparë. E me sa duket, edhe pse jo zyrtarisht një gjë e tillë ka afruar kampet politike kundërshtare të Kosovës.
Sado që jo të giithë, megjithatë disa përfaqësues të veçantë të opozitës kanë përshëndetur pa hezitim vendimin për ndaljen e trenit.
Ndër ta, Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Ylli Hoxha, nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë pasur qëndrime shumë affirmative karshi veprimit institucional në rastin e trenit serb.
Madje, për më tepër qëndrimet e Ylli Hoxhës në Facebook, janë pëlqyer në masë nga përkrahës por dhe zyrtarë të Qeverisë, transmeton gazetametro.net
Sokol Havolli, shef i kabinetit të Kryeministrit, i njohur për qëndrime kritike ndaj politikave të VV-së në Prishtinë dhe më gjerë, ka pëlqyer publikisht shkrimin e Ylli Hoxhës.
Se a do vërehet një unifikim i skenës politike në Kosovë, edhe përtej rrjeteve sociale, mbetet të shihet. /gazetametro.net.