Loading…

Provokimet e Serbisë, agjendë për zgjedhjet presidenciale

  • 26/01/2017 | 22:20

Provokimet e Serbisë, agjendë për zgjedhjet presidenciale
Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rexhep Hoti, ka thënë se provokimet e fundit nga shteti i Serbisë në Kosovë, janë pjesë e agjendës së politikës serbe në prag të zgjedhjeve për Presidentin.


Në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, Hoti ka thënë se politikanët shqiptarë nuk duhet të bien pre e këtyre agjendave ku sipas tij, bën pjesë edhe Rusia.

“Këto provokime janë pjesë e një agjende që e kanë plasuar serbët edhe në rastin e zgjedhjeve të reja presidenciale. Ajo që dihet, është e dukshme, është një agjendë ruso – serbe që ka zënë tryezën tonë. Të mos biem pre e agjendave që na jep kundërshtari politik. Edhe Shqipëria edhe Kosova kurrë nuk kanë qenë në pozicione më të favorshme për t’i determinuar interesat e tyre”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë