Loading…

Provokim? Nuk jam i marrë, kjo më së paku i duhet Serbisë

  • 03/02/2017 | 17:22

Provokim? Nuk jam i marrë, kjo më së paku i duhet Serbisë

Kryeministri serb Aleksandar Vucic i ka bërë thirrje BE’së që të tregon se a është duke thënë të vërtetën mbi bisedimet në Bruksel dhe ka thënë se më së paku i përgjigjet Serbisë ngritja e tensioneve rreth Kosovës.


Duke u përgjigjur pyetjeve të B92 për atë se a ka qenë në tryezë njohja e Kosovës ka thënë se në Bruksel “rregullat ndërrojnë për 15 minuta” dhe se pala kosovare e ka përkrahjen e BE’së, transmeton gazetametro.net.

“Kjo është si kur të luan basketboll në të cilën në një të katërtën e parë vlen rregulli i tre sekondave në reket, në të dytën nuk vlejnë hapat ndërsa në të tretën nuk ka as faul”, thotë Vucic.

Ai pretendon se para takimit me kryeministrin dhe presidentin e Kosovës i ka pranuar temat e bisedimeve, të cilat i ka të ruajtura, dhe se temat janë ndryshuar kur ka filluar takimi.

“Dy prej tyre kanë mbetur. Ne filluam të bisedojmë mbi temat, por me argumente nuk mund të fitoni. Asociacioni i komunave serbe qëndron qe katër vjet, e ai është thelbi i marrëveshjes së Brukselit, më i rëndësishëm të nënshkruar me shqiptarët. Kjo qëndron qe katër vjet dhe askush nuk mërzitet. Na është thënë “Qetësi! Nuk ka biseda për Asociacionin.” Pastaj ata thonë “hajde ta zgjidhim problemin e urës”, ankohet Vucic.

Ai vazhdon: “Prishtina i akuzon serbët, i fyen, ndërsa gjatë bisedimeve “shkelin atë për çfarë është marrë vesh para 15 minutave”, si dhe ndonjëherë duhet të luhet sipas rregullave të huaja”.

“Këta të tjerët nuk duan asnjë marrëveshje. Thonë e gjithë është propagandë serbe. Kur ne japim atë çfarë ata kërkojnë, ata thonë: “pini maca ujë, nuk vlen më”. Vetëm le të thonë që jam duke gënjyer dhe nuk do të jem më ky që jam sot. Nuk jam i marrë, kjo më së paku i përgjigjet Serbisë, ekonomia po shkon në të mirë, por është e qartë se dikujt kjo nuk i përgjigjet”, ka thënë Vucic.

Siç ka thënë ai, “rrjedha e bisedimeve në Bruksel është sillë në rreth”.

“Përsërisin si papagall, çdo pesë minuta. Toma thotë Kosova është Serbi, ata thonë Kosova është e pavarur, ne pastaj themi Kosova është Serbi…

Vucic përsëri i kthehet Asociacionit.

“Asgjë nuk ka, as që mërziten. Nuk është e thënë nesër, nuk është e thënë kurrë. Nëse atyre nuk iu pëlqen, nuk është urgjent. Natyrisht, kush atëherë do të jetë provokator? Serbia. Rreth shtëpive të juaja qëndrojnë muret nga katër metra, “bre”. Ju pengojnë 40 centimetra? Ju të gjithë neve na bëni të marrë. Kjo përdoret si arsyer për provokim të incidenteve”, pretendon kryeministri serb.

Përveç kësaj, Vucic ka theksuar se do të dislokojë forcat e armatosura nëpër gjithë Serbinë, edhe atë çdo ditë, “le të mos nervozohen pastaj”.

Më pas Vucic i ka bërë thirrje Maja Kocijancic’it që “BE 15 minuta t’i përmbahet asaj që propozojnë”.

“Asgjë unë nuk kam ndezur. Kam tentuar që të qetësojë atë që të tjerët kanë ndezur. Unë gjithmonë i dua bisedimet, dialogun. E respektoj rolin e Frederica Mogherini’t e cila me siguri është në situatë të vështirë. Ata na kanë paralajmëruar se do të ketë pasoja se kush e shkel atë për çfarë është marrë vesh. Dhe, kush i ka shkel? Informata e parë u paraqit në Deutsche Welle në gjuhën shqipe. A mos unë kam mësuar shqip?”, përfundon arsyetimin Vucic. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë