Loading…

Situatë e jashtëzakonshme në Maqedoni, përgjaket Parlamenti (Video/Foto)

  • 27/04/2017 | 20:25

Situatë e jashtëzakonshme në Maqedoni, përgjaket Parlamenti (Video/Foto)

E plotësuar:

21:30 – Radio Evropa e Lirë versioni në gjuhët sllave ka publikuar një video të momentit kur sulmohet lideri i opozitës maqedosnase, Zoran Zaev, dhe zëvendësi Damian Mançevski.

Ata morën lëndime të rënda, pas protestuesit pro VMRO-DPMN u futën në objektin e Kuvendit, i cili pak më parë kishte zgjedhur për kryetar një shqiptar, Talat Xhaferin, përcjellë gazetametro.net.


21:20 – Deri tani së paku katër deputetë raportohet të jenë lënduar pasi mbështetësit e partisë VMRO DPMNE të Nikola Gruevskit sulmuan Parlamentin pasi ish opozita zgjodhi një shqiptar për kryetar të Parlamentit, në përpjekje për të formuar qeverinë e re.

Njerëzit që mbanin maska në fytyrat e tyre dhe protestuesit e tjerë, së pari e shkelën hyrjen kryesore dhe pastaj, pas përleshje me policinë, arritën të hynin në sallën e mediave ku shumë deputetë nga shumica e re dhe gazetarët mbetën të bllokuar.

Protestuesit gjithashtu hynë në sallën kryesore plenare të parlamentit, raportuan dëshmitarët okularë.


20:55 – Mediat në Maqedoni raportojnë se lideri i LR-PDSH’së, Ziadin Sela, i cili u sulmua rënd në Parlamentin e Maqedonisë, pasi protestuesit anti-shqiptarë u futën në parlament, është jashtë rrezikut për jetë.

“Informacioni i fundit flet se gjendja shëndetësore e liderit të LR-PDSH-së është normale, pra ai nuk është në rrezik për jetën”, raporton Alsat-M.

Krejt kjo situatë e cila ende po vazhdon, rrodhi, pasi Parlamenti i Maqedonisë, për herë të parë në historinë e tij ka zgjedhur për kryetar një shqiptar, Talat Xhaferin e BDI’së.


Ambasadorët e huaj në vend kanë bërë apel tek të gjithë palët që të përmbahen nga retorika nxitëse.

Pas zgjedhjes së shqiptarit Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, protestuesit anti-shqiptar, përkrahës të Nikolla Gruevskit kanë thyer dyert e Parlamentit dhe kanë hyrë brenda ku kanë sulmuar deputetët, duke përfshirë edhe shefin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev. Ky i fundit është parë i përgjakur në fytyrë.

Lëndime bëhet e ditur të ketë marr edhe deputeti shqiptar nga Struga Zijadin Sela.

Ambasadorët e huaj në Maqedoni kanë reaguar duke thënë se është koha për dialog dhe jo për dhunë.

Deputetetët dhe gazetarët bëhet e ditur të jenë ngujuar brenda ambienteve të Kuvendit.

Protestuesit arritën t’i thyejnë të gjitha dyert dhe arritën të hyjën aty ku ndodhej shumica e re parlamentare dhe gazetarët.

Zaev dhe truproja e tij janë më të lënduar nga të gjithë ndërkohë mësohet se edhe kreu i LR-PDSH-së Zijadin Sela është në mesin e atyre që janë më së shumti të lënduar. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes katoike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.

Përmes telefonit, është prononcuar edhe kryeparlamentari i sapozgjedhur, Xhaferi. Ai për Alsat-M ka thënë se nuk ka nevojë për panik.

“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, ka deklaruar Xhaferi përmes telefonit për Alsat-M. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë