Thirrja e seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit, po shihet si anashkalim i Kuvendit të Kosovës ndaj 24 mijë nënshkrimeve që u mblodhën për këtë punë.
Yll Rugova, si aktivistë i shoqërisë civile thotë se Kadri Veseli, si kryetar i Kuvendit të Kosovës ka deklaruar që ky peticion nuk është drëguar tek Kryesia e Kuvendit dhe kjo për Rugovën, shihet si ofendim i të gjithë atyre qytetarëve që kanë nënshkruar atë peticion, transmeon gazetametro.net.
“Sot kanë thirrë seancë në të cilën i anashkalojnë qytetarët e Kosovës dhe ata e mbajnë në bazë të pikave të cilët ata kanë vendosë. Kërkojmë nga Kuvendi që të vazhdojë me nenshtrimin e kërkesave tona dhe të dalë me konkluzione të vërtetë. Kërkojmë që vullneti i qytetarëve me nënshkrime mos të neglizhohet dhe mos të përdhoset”, ka thënë Yll Rugova, i cili kërkoi po ashtu shkarkimin e të gjithë zingjirit komanduese që ka lejuar të ndodh kjo që ka ndodhur.
E aktivistja tjetër e Shoqërisë Civile Besa Luzha, shpreson se kërkesat nga peticioni do të merren parasysh. Për Luzhën, mbajtja e seancës së sotme është vetëm njëra kërkesë që ka bërë shoqëria civile./gazetametro.net