Loading…

Protestuesit kundërshtojnë seancën për Astrit Deharin

  • 20/12/2016 | 10:25

Protestuesit kundërshtojnë seancën për Astrit Deharin

Shoqëria Civile ka nisur të mblidhet para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, aty ku brenda do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për aktivistin Astrit Dehari, i cili vdiq në qendrën e paraburgimit në Prizren.

E me këtë seancë nuk janë duke u pajtuar, pasi thonë që është duke u mbajtur kundër Astritit.

Është Yll Rugova nga Shoqëria Civile, i cili tha se janë mbledhur për të bërë presion dhe t’i tregojnë Kuvendit se nuk pranojnë gjëra të tilla.

“Përveq që po mbajnë seancë kundër Astritit po mbajnë seancë edhe kundër 24 mijë nënshkrimeve të mbledhura për këtë rast”, tha Rugova, transmeton gazetametro.net.

Shoqëria civile, po kërkon përgjegjësi për reagimin/përgënjeshtrimin e deklaratës të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili thotë se peticioni me nënshkrimet e qytetarëve “Drejtësi për Astritin”, nuk adresohet për Kryesinë dhe për mbajtjen e një seance parlamentare.

Madje ky grup i protestuesve sot ka dorëzuar 120 zarfe apo letra në adresë të secilit deputet të Kuvendit të Kosovës, për të marrë parasysh këtë rast.

Kërkohet hetim i pavarur dhe transparent për rastin, dorëheqje e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi./gazetametro.net

drejtesi-per-astritin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë